FOTO/ Vazhdojnë ‘kunjat’ Roza Lati dhe Aurela Hoxha: ‘Disa edhe parakolpin e bëjnë me klering’
Vetëm pak ditë më parë një intervistë e Roza Latit për “da’SARA’ do të bënte shumë bujë për shkak të sulmeve të vazhdueshme të saj ndaj modeles dhe sipërmarrëses Aurela Hoxha.
Fillimisht Lati tha se modelja nuk është reale as në pamje e as në personalitet, për të vazhduar pak minuta më vonë gjatë intervistës së i dashuri nuk e çonte me pushime në Maldive, pasi Roza nuk është si Aurela.
Pavarësisht këtyre sulmeve, Aurela nuk reagoi, ose të paktën jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. Sipërmarrësja ka postuar disa foto në llogarinë personale në Instagram nga pushimet e kaluara në Tajlandë, për të cilat gjatë një interviste pranoi se kishte shkuar bashkë me të dashurin. “Kam dikë që më bën fotot dhe që më shoqëron”, ka qënë deklarata e Aurelës asokohe.
Sot, nën fotot në fjalë, disa ndjekëse kanë komentuar se dikush që nuk shkon me pushime, mund të bëhej xheloze, duke ju referuar me shumë gjasa Roza Latit.
“Sigurisht, disa me zor të madh ndajnë qiranë me të dashurin, kjo shkon me pushime! Madje edhe parakolpin e bëjnë me klering”, ka qënë një përgjigje nga faqja zyrtare e dyqanit të Aurela Hoxhës.
Sigurisht që nuk e dimë nëse kjo llogari menaxhohet nga modelja apo jo por bëhet fjalë për një profil që përfaqëson biznesin e saj./Xing.al/