FOTO – VIDEO/ Zeta-Jones skena të nxehta në filmin e ri

Catherine Zeta-Jones ka zgjedhur rolin e një shefe të drogës, e cila është lesbike dhe vrasëse, në filmin e Lifetime, “Cocaine Godmother”.

Në filmin televiziv, aktorja uellsiane luan rolin e kolumbianes Griselda Blanco, e cila e ka udhëhequr tregun e drogës në Miami gjatë viteve të shtatëdhjeta dhe të tetëdhjeta.

48-vjeçarja është paraqitur shumë e nxehtë dhe e rrezikshme në filmin biografik për kriminelen e popullarizuar.

Ndërsa në xhirime nuk kanë munguar edhe skenat erotike me një femër me emrin Carolina, rolin e të cilës e luan aktorja norvegjeze, Jenny Pellicer.

Zeta-Jones dhe Pellicer puthen në buzë dhe kalojnë disa momente erotike derisa qëndrojnë në shtrat. Skena seksuale vazhdon me zhveshjen e tërësishme të partneres së Griseldas, e cila e mbulon vetëm modestinë e saj.

Shefja e drogës është e martuar dhe është nënë e katër djemve, mirëpo pasi takohet me Carolinan në një klub nate, nis lidhjen lesbike me të.

Nuk mungojnë edhe skenat kur karakteri i Catherine thith kokainë, teksa josh burrin e saj të parë, Alberto Bravo, rolin e të cilit e luan Juan Pablo Espinosa.

Blanco e ka marrë nofkën ‘Ndrikulla e kokainës’, pasi kishte transportuar kokainë nga Medellini në SHBA, përmes Miamit.

Griselda është përshkruar si e dhunshme, shefe mendjemadhe e drogës, e cila e vriste këdo që e pengonte në rrugën e saj. Besohet se ajo ka urdhëruar vrasjen e më shumë se 200 njerëzve gjatë jetës së saj. /Telegrafi/

SHKARKO APP