FOTO/ Vjedh stilin e Beyonce, kritikohet ashpër Taylor Swift

Këngëtarja për të cilën po flitet kaq shumë në media kohët e fundit po përballet me kritika të ashpra sa i përket prurjes së saj më të re muzikore.

Taylor Swift ka publikuar ditën e enjte versionin audio të këngës së saj më të re “Look What You Made Me Do” ku sulmon hapur armiqtë e saj në hollivud. Ditën e djeshme ajo ka publikuar një ‘trailer’ ku shfaqen pjesë nga videoklipi i cili pritet të publikohet shumë shpejt.

Ajo ka marrë një numër të madh kritikash si nga publiku si nga fansat që po i humbet dita ditës. 27-vjeçarja është akuzuar se ka kopjuar stilin e Beyonce në veshjet e klipit të ri, aksesorët madje edhe modelin e flokëve nga projekti “Formation” i Beyonce.

Shumë përdorues të rrjetit social Twitter kanë shkruar: “Ajo do të duket patjetër si Beyonce. Kënga dhe albumi i ri i Taylor janë plagjaturë. Beyonce është e pazëvendësuese ndërsa Taylor është askushi.”

SHKARKO APP