FOTO/ Zbulohet bukuroshja që do i bashkohet Eno Popit dhe Isli Islamit në “Wake Up”
Sapo është konfirmuar emri i tretë, në prezantimin e programit të mëngjesit Wake Up.
Sot u fol për një figurë femërore mes Enos dhe Islit dhe tani është e sigurt. Tiranapost ka zbuluar që moderatorja që do shoqërojë zgjimin e atyre që ndjekin Ëake Up do të jetë ish-zëdhënësja e PD-së, Oriela Nebiaj.
Ori ka pasur përvoja prezantimi në radio dhe televizion, por këtë periudhë ishte tërhequr nga ekrani dhe e kishim parë shumë pranë Renato Mekollit në projektin e tij të botimit të librit dhe hapjes së restorantit, por mesa duket oferta e Wake Up i ka ringjallur Nebiajt dëshirën për ekran…, duke sjellë pas një sezoni mashkullor, figurën e saj femërore në programin e mëngjesit.