FOTO/ Zbulohet ish i dashuri i partneres së Cristiano Ronaldos
Mediat e huaja zbulojnë ish të dashurin e partneres së Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez.
Emri i tij është Javi, është 27 vjeç dhe fotograf në profesion.
Ai është nga Huesca, Spanjë dhe po fiton famë të madhe falë pjesëmarrjes në edicionin spanjoll të “Temptation”, shkruan Ora News.
Sipas mediave iberike, ai është flaka e vjetër e Georgina Rodriguez. Të dy janë njohur në shkollë të mesme, në Jaca dhe do të kishin jetuar një histori dashurie intensive adoleshentësh por që do të merrte fund kur Javi do të transferohej në Madrid.
Fotot e 27-vjeçarit, bashkëmoshatar me Rodriguez, janë publikuar nga revista “Semana”.