FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fotografia e parë zyrtare e mbretit Charles III, pranë tij veç një nga djemtë

Pas fundit të zisë për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, “Buckingham Palace” ka publikuar një foto të parë zyrtare të mbretit Charles III dhe bashkëshortes Mbretëreshës Camilla, së bashku me trashëgimtarin e fronit William dhe Princeshën e Uellsit Kate. Fotoja sipas Daily Mail, daton në prag të varrimit.

Në foto, mbreti ka një qëndrim të relaksuar, me dorën e majtë në xhepin e xhaketës dhe me krahun e djathtë duke përqafuar gruan e tij Camilla.

Në të majtë William, duke mbajtur gruan e tij për dore. Të katër protagonistët janë veshur me të zeza, sipas diktatit të zisë, burrat me kravatën e zezë dhe të katërt janë duke buzëqeshur.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?