Fotografitë zyrtare të princeshë Dianës dhe princit Çarls, një gënjeshtër (FOTO)

Martesa e princeshë Dianës dhe princit Çarls është ende ndër temat më të diskutuara. Të gjithëve ne na është krijuar përshtypja se dimë çdo gjë për to, por dita ditës sa vjen dhe na del ndonjë detaj i ri.

Fotografitë e çiftit të bërë kryesisht nga fotografi i familjes mbretërore tregojnë të njëjtën gënjeshtër: princi Çarls është më i gjatë se princeshë Diana.

Fotografi qëllimisht ka dashur të vërë në dukje se Çarls është më i gjatë se Diana në mënyrë që ai të krijojë atë përshtypjen e një ‘mburojë’ si dhe ky supozohet të jetë një çift ideal: burri më i gjatë se gruaja.

Vetëm kohët e fundit gazetarët zbuluan “gënjeshtrën” e fotove. Në të vërtetë, Princi Charles dhe Princesha Diana ishin në të njëjtën lartësi.

SHKARKO APP