Fotoja me shenjat e maskës në fytyrë u bë virale, infermierja jep mesazhin emocionues në Sanremo
Në mars të vitit të kaluar, në pikun e pandemisë, fotografia e infermieres Alessia Bonari me shenjat e maskës në fytyrë u bë virale gjithandej. Infermierja 23-vjeçare e cila punon në një spital të Milanos, u bë një nga fytyrat simbolike të luftës kundër pandemisë.
S’do ta besoni sa ndryshe duket në Festivalin e Sanremos. Ajo dhuroi një mesazh të rëndësishëm për të gjithë nga skena e teatrit Ariston. ”Situata është praktikisht gjithmonë e njëjtë sikur kur bëra atë fotografi, ne nuk duhet të neglizhojmë”, tha ajo.
”Të bashkuar, ne me siguri do të kemi sukses. Ne të rinjtë nuk jemi imun ndaj koronavirusit, ne gjithashtu mund të sëmuremi, ose akoma më keq”, tha infermierja, e cila luftoi në vijën e parë të frontit kundër Covid-19.