FOTO/Sekreti 1 paund i kapjeve perfekte të Kate Middleton
Zbulohet sekreti i dukeshës, Kate për modelet ‘natyrale’ që s’i lëviz një qime. Gjithçka në vendin e duhur, Kate Middleton ruan modele natyrale të flokëve, por mjaft të rregullt.
Syrit kureshtar nuk kishte si t’i shpëtonte detaji, që i bën modelet e flokëve të saj të qëndrojnë të përsosur gjatë gjithë ditës, nga njëri takim në tjetrin.
Flokët e saj duken për mrekulli por nëse e shikon kapjen nga mbrapa, dallohet një rrjetë që e mban topuzin e saj në vend.
Por kjo nuk është hera e parë që dukesha përdor këtë “truk”. Sekreti është se kjo rrjetë është shumë e hollë, dhe në të njëjtën ngjyrë me flokët.
Parukieret ia dinë “huqet” flokun të saj të pabindur. Ja si duket në një foto topuzi i dukeshës, ku nuk u përdor rrjeta që kushton vetëm 1 paund , në flokët e saj. /BW/