FOTOT/ 12 aktorë të famshëm që ndryshuan trupin me palestër për shkak të rolit

Janë 12 aktorë të njohur të botës hollivudiane të filmit, të cilët me kërkesë të regjisorëve kanë ndryshuar trupin e tyre me seanca intensive stërvitore palestrimi për shkak të roleve që kishin në filma.

Pjesa më e madhe e këtyre aktorëve, ishin me trupa deri diku si mesatarja e shumë meshkujve, kurse disa të tjerë nuk kishin shumë nevojë për palestrim siç do ta kuptoni edhe nga fotot që noa.al jua sjell më poshtë.

Hugh Jackman – Wolverine1

Kur nisi të bëjë palestër për shkak të rolit, Jackman mendoi se do t’i mjaftonin nja tre a katër javë. Por u gabua. Iu deshën plot gjashtë muaj që të arrijë rezultatet që shikoni në fotot para dhe pas palestrës.

Jason Statham – The Transporter2

Edhe pse që i vogël nuk i ndahet palestrës, Jason Statham te filmi që e bëri shumë të famshëm, nuk mund të shmangte seanca shtesë palestrimi, duke e bërë edhe më muskulor trupin e tij.

Edward Norton – American History X3

Për të realizuar këtë film, Norton u desh që të stërvitej në palestër me gjimnasten Linda Hamilton me të cilën kishte punuar edhe kur kishte rolin në filmin “Terminator”.

Një dietë me ngrënie gjashtë herë në ditë dhe stërvitje e çmendur për disa muaj, e sollën “në vete”.

Christian Bale – Batman Begins4

Pasi bëri filmin “The Machinist”, Christian Bale arriti në vetëm 54 kilogramë peshë trupore. Ai duhet të shkonte të paktën 60 kile për të luajtur në filmin tjetër, Batman Begins. E për t’ia dalë, iu deshën gjashtë muaj.

Chris Pratt – Guardians of the Galaxy5

Ky aktor ka bërë ndryshime të trupit të tij disa herë, për shkak të roleve në filma si “Zero Dark Thirty”, “Delivery Man”. Chris Pratt duhet të humbte peshë ndjeshëm për t’ia dalë të luante rolin e tij në filmin tjetër, “Guardians of the Galaxy”. Për këtë bënte palestër 4 orë në ditë dhe merrte 4 mijë kalori në ditë.

Will Smith – Ali/I, Robot6

Për rolin e Muhammad Ali, Smith stërvitej gjashtë orë në pesë ditë të çdo jave për disa muaj rresht. Por për filmin “I, Robot” iu desh të fitonte 18 kilogramë peshë trupore. Dallimi duket qartë dhe në foto.

Ryan Reynolds – Blade Trinity7

Për kë të film, Ryan Reynolds merrte 3200 kalori në ditë dhe palestrohej gjashtë herë në javë me trajner personal.

Tom Hardy – Warrior/The Dark Knight Rises8

Para filmit “Dark knight”, Tom Hardy luajti tek filmi tjetër “Warrior” dhe shumë besuan se ishte gati edhe për rolin e ri. Por duhet të merrte 13 kg që t’ia dilte të luante në këtë film. Iu desh një kohë e gjatë diete intensive e ndjekur nga palestrim.

Mark Wahlberg – Pain & Gain9

Ka pasur gjithnjë trup të mirë. Por nuk stërvitej kurrë aq shumë. Nisi një dietë të çmendur ku duhet të hante 10 deri 12 herë në ditë dhe brenda shtatë javësh mori 18 kile më shumë në funksion të rolit të ri.

Henry Cavill – Man of Steel10

Që të luash “Superman” duhet shumë përgatitje. Ndaj Henry Cavill u ushtrua gjashtë muaj rresht për dy orë e gjysmë çdo ditë. Kurse merrte 5 mijë kalori në ditë duke ngrënë ushqime me shumë proteina.

Chris Evans – Captain America11

Për të luajtur rolet e tij të famshme, Evans iu desh që të eliminonte 33 për qind të dhjamërave në turpin e tij. Një dietë e gjatë e shoqëruar me palestër.

Chris Hemsworth – Thor12

Aktori Chris Hemsworth, kishte përherë një trup të bukur e të palestruar. Për rolin e Thor mori nëntë kile duke ngrënë ushqime të pasura në proteina. /noa.al/

SHKARKO APP