Fotot artistike të dasmës, vjen e para nga Xhensila dhe Besi (FOTO)

Xhensila publikoi para disa orësh një foto nga seti artistik i dasmës nga Lago di Como. Pasi u mahnitëm me pamjen e saj dhe atmosferën e përgjithshme të vilës së vjetër që të kujtonte atë të Xhuljetës, deshëm normalisht të shihnim edhe Romeon…Dhe Romeo u shfaq, edhe pse pa mendje.

Në foto shohim Xhensilën e bukur teksa po pozon dhe Besin që po kalon aty duke rregulluar diçka në jakën e pasme të xhaketës, shkruan class. Ai ka zgjedhur një kostum të çelët dhe tiranda dhe, nëse nuk gabojmë, papijon. Gjithsesi e sigurt është që nuk ka vendosur kollare…

Është një atmosferë shumë romantike, ashtu si dhe pamja e Xhensilës, edhe Besi është në harmoni me kostumin që ka zgjedhur, por sigurisht nën të, është gjithmonë i njëjti Besi. Një prej fotove më të bukura, mbi të gjitha të një prej ngjarjeve më të rëndësishme ai i bën një koment me humor. “Pa menje”, shkruan ai.

https://www.instagram.com/p/BYbIbgtjW5X/?taken-by=bes_kallaku

SHKARKO APP