FOTOT e shtatzënisë nuk quhen të tilla nëse nuk visheni kështu

Iku koha kur fotot e shtatzënisë bëheshin me fustane ngjyra-ngjyra, kordele në kokë e funde tutu. Tani ka dalë një stil i ri. Një palë të brendshme Calvin Klein, barku jashtë dhe një foto bardhë e zi ose një sfond i zi në foto.

Kështu ka pozuar sot Estela Ujka në setin e fotove të shtatzënisë së tretë.

Dhe dy ditë më parë të njëjtën gjë bëri Zaimina. Edhe ajo e marrosur pas kostumit Calvin Klein.

Por para Zaiminës e Estelës bëri Khloe Kardashian.

Edhe Tuna në të njëjtin stil me gocat më sipër ka pozuar, vetëm se kostumi i saj nuk ishte Calvin Klein por Tommy Hilfiger.

Prandaj vajza dhe nëna të ardhshme, nëse kishit menduar të visheshit me Tutu në setin tuaj fotografik të shtatzënisë, këto vajza të famshme ua prishën pak terezinë. Gjithsesi zgjedhja mbetet e juaja dhe mos lejoni askënd t’ju ndërhyjë në këtë periudhë kaq të bukur./Shije.al

SHKARKO APP