Fotot ekzotike të Marinës nuk ishin asgjë para këtij postimi të Getit nga Xhamajka

Fotot ekzotike të Marinës pak ditë më parë nga Xhamajka qarkulluan shpejt në rrjetet sociale. Një javë pas martese, çifti i lanë për disa ditë angazhimet artistike dhe u nisën drejt Xhamajkës për të shijuar ditët e para si të martuar. Ndonëse më të kujdesshëm se herë tjetër nëpër udhëtime këtë herë, Marina vështirë t’i mbajë për vete pamje fantastike të natyrës së virgjër xhamajkane, por edhe veten e ka shtuar si dekor në një pjesë të tyre.

Ndërsa Geti, më pak i fokusuar nda postimeve në rrjetet sociale, ka ndarë me të gjithë më pak momente nga ky udhëtim. Por fotoja e fundit në Instagram i ka çuditur të gjithë fansat e tij.

Geti është takuar atje me Maji-n, një prej emrave më të njohur në Xhamajkë për stilin e jetës njësh me natyrën, instruktor i yoga-s dhe një prej zërave më të dëgjuar të muzikës reggae.

E si mund ta shmangte Geti një takim me Maji-n, i cili, siç duket, edhe në këtë rast, ka dhënë një mesazh për reperin shqiptar: “Vëllai im Maji më tha: “Dashuria është feja ime” – shkruan Geti në krah të kësaj fotoje, e cila ka ndarë mesazhin e saj te të gjitha miqtë virtualë të këngëtarit.

class

SHKARKO APP