Fotot hot të Oriolës, flet e ëma: Babai i saj nuk ka Instagram, jemi…

Në një intervistë për “Jo vetëm modë” Xhoi Jakaj tha se ajo dhe bashkëshorti i saj i mbështesin zgjedhjet e vajzave të tyre. Po ashtu Jakaj zbuloi se bashkëshorti i saj nuk ka “Instagram” dhe se nuk i shikon fotot e vajzave në rrjetet sociale.

Vetëm një javë më parë Oriola Marashi ka qënë në qendër të mediave dhe është shënjestruar për ndërhyrjet me photoshop në fotot e saj si dhe për zhveshjen e tepruar.

Lidhur me këto Jakaj tha: ”Ne jemi prindër tolerantë, bashkëshorti im nuk ka Instagram, madje Oriola e pyet shpesh: I ke parë fotot? Por ne jemi prindër që e kemi edukuar për tu përballur edhe me të mirën edhe me të keqen e reagimeve të ndryshme. Unë dhe bashkëshorti im i lëmë të lira në zgjedhjet e tyre, ajo është zgjedhja e saj dhe ne e respektojmë atë. Oriola ka studiuar muzikë klasike dhe tashmë do të kalojë në muzikë të lehtë, por i ka premtuar mamit dhe babait se një disk me muzikë klasike do ta bëjë enkas për ne për shkak të studimeve të saj”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?