Fotot po bëjnë xhiron e botës, princat përballë statujës së Lady Diana-s (FOTO)

Janë familja që prodhon lajme çdo minutë. Po flasim për familjen mbretërore në Britani, ku kohët e fundit situatat nuk kanë qenë aq të mira. Princ William dhe princ Harry, janë bërë bashkë për një tjetër event shumë emocional, siç ishte statuja e nënës së tyre, princeshë Diana-s në Kensington Palace.

“Sot, nëna jonë do të festonte ditëlindjen e saj të 60-të. Ne e kujtojmë dashurinë, fuqinë dhe karakterin e saj. Cilësi të cilat e bënë atë një forcë të mirë për gjithë botën, duke ndikuar pozitivisht tek jetët e të gjithëve. Çdo ditë, ne do të donim të ishte ende me dhe urojmë që kjo statujë të shihet gjithmonë si simbol i jetës dhe trashëgimisë së saj. Faleminderit të gjithëve kudo në botë që e mbajnë gjallë kujtimin e nënës sonë”,-u shprehën vëllezërit William dhe Harry.

Statuja është vendosur në vendin e preferuar të Lady Diana-s. 1 korriku do të shënonte ditëlindjen e 60-të të princeshë Diana-s dhe sigurisht është një ditë e veçantë për William dhe Harry-n. Vëllezërit vendosën të hedhin pas krahëve çdo tension mes tyre për të nderuar nënën e tyre dhe gjithë pasurinë shpirtërore që ajo la pas në të gjithë botën. Meghan Markle, princi Charles dhe Kate Middleton nuk morën pjesë dhe për këtë pjesë do të shkruhet shumë.

SHKARKO APP