Fotot provokuese/ “Censurë”, Iva Aliko i jep fund debatit për “antishpifjen”, pozon me gjoksin e zbuluar

Modelja Iva Aliko, e cila njihet edhe si ish-e dashura e një deputeti kosovar, i ka dhënë fund debatit për paketën antishpifje të miratuar në Parlament. Ky ligj shkaktoi shumë zhurmë dhe u kundërshtua mjaft nga të gjithë, por së fundmi Iva ka bërë një foto mjaft provokuese, që krejt rastësisht i përshtatet edhe situatës.

Në një foto ajo shihet me gjoksin zbuluar, sipër të cilit shkruhet “Censurë”. Iva ka sqaruar për “Panorama Plus” se kjo foto nuk ka lidhje me paketën antishpifje, por shtoi se ajo është kundër ligjit të miratuar.

“Ajo foto ku është mbuluar me ‘censurë’ pjesa e bustit është realizuar spontanisht dhe nuk ka fare të bëjë me projektligjin antishpifje, nuk më pëlqen t’i ngatërroj fotot e mia artistike me politikën, aq më tepër një projektligj i tillë, që mendoj se është një presion ndaj medias dhe fjalës së lirë. Kështu, për mendimin tim nuk duhet të miratohet, sepse nuk sjell asnjë kontribut, por vetëm një dezinformim”, tha Iva Aliko.

SHKARKO APP