Fotot tronditëse të Besa Kokëdhimës shfaqin anën e panjohur

Besa Kokëdhima postoi një foto që tronditi ndjekësit në Instagram: një fëmijë i vogël në një kusi me perime. Ishte një zgjedhje kontroversiale nga ana e këngëtares, për të tërhequr sa më shumë vëmendje drejt mesazhit që do të japë: mos i vrisni kafshët.

“Do ta bënit këtë?”, shkruan Besa pranë fotos ku shihet foshnja, “Atëherë mos i hani kafshët!”

Ajo bën thirrje për t’i dhënë fund mizorisë ndaj kafshëve që ushqehen, rriten dhe vriten çdo ditë për t’u tregtuar si produkt ushqimor.

Dje, ajo postoi një tjetër foto në rrjetet sociale ku shfaqet një blegtor i gjakosur teksa bëhet gati të therë një mace, përpara një grupi kuajsh, lopësh, delesh dhe pulash. Edhe këtu u përpoq të tregojë se jeta e kafshëve të tjera është po aq e shenjtë sa jeta e kafshëve që mbajmë në shtëpitë tona.

“Ashtu siç nuk do të hanit macen tuaj, mos i hani kafshët!”, shkroi ajo.

Besa i bashkohet kështu një fushate në të gjithë botën për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, viktima të një industrie gjigande që qarkullon shumë të ardhura. Vjet, Organizata Botërore e Shëndetit dha alarmin duke e shpallur zyrtarisht mishin e kuq dhe nënproduktet e tij, një ushqim kancerogjen.

1 2

SHKARKO APP