Françeska ka hyrë mes nesh? Arbër Hajdari i kthehet Romeos: Ke lojë të dobët, kërkon mbështetjen e Heidit
Sonte në Prime është diskutuar për çiftin Romeo-Heidi, ku opionisiti Arbër Hajdari tha se Romeo ka një lojë të dobët dhe kërkon mbështetje te Heidi.
Arbër: Nuk kam parë një përpjekje që Franceska po tenton të ndajë çiftin, as Juli. Nuk e kam parë në asnjë material filmik. Nëse Franceska shpreh një opinion te Heidi, pse mos ti bëhet qejfi.
Romeo: Nuk je kaq naiv se të njoh.
Arbër: Do të futem dhe unë te Bigu? Mos u merr në nivelin tim. Pse u mërzite ti?
Romeo: Heidi u mërzit se unë godita Franceskën.
Arbër: Lojë e dobët e jotja dhe kërkon mbështetjen e Heidit.
Romeo: Unë këtu jam vetëm. Dua të di a është në krahun tim apo jo. Po të të bien ty në tavolinë si do reagoje ti?
Arbër: Do mu bënte qejfi.
Ledion: Pas çdo burri të suksesshëm, ka një grua të jashtëzakonshme.
Romeo: Kur e kam përkrahur atë gocën unë, se ka bërë asnjeri.
Ori: S’më bën sens fare diskutimi të ofendohesh nëse dikush ngre në piedestal një meritë të partnerit. Akuza është ngritur ndaj Franceskës, kanë thënë që ka hyrë po ndan çiftet. Më duket abuzive ta vësh Franceskën në këtë pozitë.