Frymëzohuni nga të famshmet për veshjet e përditshme gjatë verës
Stina e verës është joshëse për secilin prej nesh dhe mundësia më e mirë për t’i lënë radhë veshjeve të lehta dhe higjienike. Por, para se të ndryshoni rrobat në dollap, hidhini një sy personazheve që, tashmë zyrtarisht kanë filluar të tregojnë stilin e tyre veror. Frymëzohuni nga ato dhe pastaj vendosni, cilat ju shkojnë dhe cilat jo. Me një stil mjaft të thjeshtë, por seksi, emrat e mëposhtëm dinë të jenë gjithmonë më të lakuarit në botën e showbiz-it.
Miranda Kerr
Miranda Kerr mban veshur një palë xhinse të shkurtra, të kombinuara me një të bluze të zezë, sandale “Chloe” dhe një çantë “Valentino”, të dyja të dekoruara me zbukurime. Çfarë na pëlqen edhe më shumë, është se ajo e ka lënë bluzën sipër pantallonave, duke i dhënë një pamje shumë të këndshme.
Reese Witherspoon
Reese Witherspoon ka kombinuar pjesën e sipërme me ngjyrë të kuqe, me një fund të stampuar, të dyja nga Kate “Spade Saturday” dhe ka preferuar ta kompletojë look-un me sandale e çantë të bardhë.
Sandra Bullok
Fustani i stampuar nga Raquel Allegra, ka bërë që Sandra Bullok të lërë përshtypje të mirë, teksa shëtiste nëpër rrugët e Los Angelosit. Thjeshtë e bukur.
Heidi Klum
Heidi Klum e ka kombinuar pjesën e sipërme me lidhëse, me një palë pantallona të shkurtra, për një xhiro ditore në Los Angelos.
Gwen Stefani
Gwen Stefani e ka bërë edhe më drithëruese dukjen e saj, me një bluzë të bardhë dhe pantallona me motive leopardi, nga koleksioni saj L.A.M.B., teksa bënte xhiro nëpër Beverly Hills.
Eva Longoria
Eva Longoria duket shumë femërore me këtë fustan të vogël dhe me sandale, tip papuçe, ngjyrë rozë. Në këtë fotografi ajo është kapur, teksa po dilte nga një sallon flokësh në Los Angeles.
Jennifer Lopez
Jennifer Lopez me veshje sportive të Alice dhe Olivia dhe syze me kornizë të bardhë rrugës për East Hampton. Gjithmonë seksi dhe me një buzëqeshje rrezëllitëse ajo di të jetë femra më IN ndër personazhet e tjerë.
Kylie Minogue
Kylie Minogue ka kombinuar bukur sandalet e kuqe, me një bluzë me lule, ndërsa është fotografuar, duke dalë për një shëtitje në New York.