”Fto Lorin dhe Sarën në emision”, Arbana i kthen përgjigje ndjekësit

Të shumta kanë qenë zërat që kanë aluduar lidhur me një krisje të raportit mes motrave Lori dhe Sara Hoxha, aksionere në “Top Channel” dhe Arbana Osmanit. Në mesin e shumë zërave ishte edhe ai i një prej komentuesve në “Instagram”-in e Arbanës, teksa kjo e fundit publikoi një pjesë të emisionit të saj të radhës, i cili transmetohet të enjten.

“Fto një natë motrat Lori dhe Sara, mos e harro të shkuarën se e ardhmja nuk zgjat bukur pa e kthyer nganjëherë kokën pas”, shkruan komentuesi.

Si rrallë herë, Arbana ka zgjedhur t’i përgjigjet këtij komenti, duke sqaruar (deri diku) raportin me motrat Hoxha. Ajo shprehet se dy motrat e kanë derën hapur kurdoherë tek ajo. “S’ka nevojë për citate. Liri dhe Sara nuk kanë nevojë për ftesë në shtëpinë time se e kanë derën gjithmonë hapur”, shkruajti Arbana në përgjigje të komentit.

SHKARKO APP