“Fuego” e Elenit, fituesja reale e Eurovisionit

Jemi mësuar që kënga fituese e Festivalit Europian i Këngës i njohur si “Eurovision Song Contest”, të bëjë zhurmë edhe pas fitores. Por kjo nuk mund të thuhet për fituesen e këtij viti.

Kënga e shqiptaro-grekes Eleni Foureira, e cila përfaqësoi Qipron në “Eurovizion”, vazhdon të korrë sukses dhe të “pushtojë” toplistat në Europë. Këtë gjë e vërteton më së miri dhe në një nga platformat më të mëdha të muzikës si Spotify.

Mirëpo edhe pse nuk u shpall fituese, kënga “Fuego” është dëgjuar plot 1.37 milionë herë.

Eleni ka lënë pas këngën fituese “Toy” të këngëtares nga Izraeli. Kjo e fundit është dëgjuar vetëm 440 mijë herë. Kjo vërteton se publiku e ka pëlqyer më shumë këngën e Foureiras.

Eleni e nisi me “zjarr” dhe ashtu po e vijon, duke qenë e pranishme në çdo skenë që e kërkon publiku.

Ndryshe nga çdo herë tjetër, Eurovizion i këtij viti priti 3 shqiptarë. Përveç Elenit, ishin edhe Eugent Bushpepa, i cili përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Mall” dhe Ermal Meta që së bashku me Fabrizio Moron, përfaqësuan Italinë me këngën “Non mi avete fatto niente”.

Që pas Eurosongut, Eleni nisi një tur koncertesh, njëri prej të cilëve edhe në Tiranë. Fama e saj më e madhe pas “Eurovisionit” është në Spanjë.

SHKARKO APP