Fushata në rrjete sociale: Edhe gjoksi i varur ka rëndësi (FOTO)
Chidera Eggerue, është 23-vjeçarja nga Londra që nisi fushatën me hashtagun #SaggyBoobsMatter (gjoksi i varur ka rëndësi), për të sfiduar gjoksin perfekt që pasqyrohet në media.
Vajza me më shumë se 53 mijë ndjekës në Instagram publikon vazhdimisht foto të saj pa reçipeta dhe ka pranuar se më parë ndihej aq keq për bustin e saj sa ka menduar të bëjë ndërhyrje estetike, por jo më.
Pasiguritë i ka lënë në të shkuarën dhe ka vendosur të ndihmojë gjithë vajzat e tjera që ndihen keq për pamjen e gjoksit të tyre. Një muaj më parë Eggerue publikoi një foto të saj shoqëruar me diçiturën: ”Herën e ardhshme që një burrë gay pyet pse gjoksi yt është i varur, pyete pse testikujt e tij janë të varur”.
Ajo tregoi për Buzzfeed se vendosi të ndërmerrte këtë fushatë pasi u lodh nga prezantimi i gjokseve perfekte në media dhe dyqane. ”Mungesa e përfaqësimit të gjokseve të varur kur shkojë për të blerë reçipeta në adoleshencë më bëri të kuptoj që ka diçka që nuk shkon me mënyrën se si bota sheh trupat e grave”.
https://www.instagram.com/p/BdQZBQbjt1P/?taken-by=theslumflower