Fushatë kundër malaries, David Beckham brenda kutisë me mushkonja (VIDEO)

David Beckham ka bërë thirrje për një veprim të guximshëm kundër kërcënimit të malaries. Ish-kapiteni i futbollit anglez thotë se është e papranueshme fakti që 1 fëmijë vdes nga sëmundja çdo dy minuta. Për të nxjerrë në pah rreziqet për të rinjtë, 42-vjeçari qëndroi në një kuti qelqi të rrethuar nga mushkonja. Disa lloje të insekteve janë bartës të parazitit që shkakton sëmundjen tropikale dhe mund të infektojnë njerëzit kur kafshohen. Kjo video ka ardhur si pjesë e fushatës ‘Malaria Must Die – So Millions Can Live’. Fushata kërkon angazhime të reja të nga udhëheqësit e shëndetësisë globale, veçanërisht ata që do të marrin pjesë në takimet e Kryetarëve të Komonuelthi Britanik të Qeverisë në Londër  në muajin prill. Beckham, i cili është gjithashtu një anëtar themelues Malaria No More UK Leadership Council, tha: “Unë kam mbështetur luftën kundër malaries për më shumë se 15 vite dhe është emocionuese të shihësh progresin e bërë në shpëtimin e jetëve, përfshirë miliona fëmijë të vegjël”. Në shumë pjesë të botës pickimi i mushkonjave është vdekjeprurës, duke shkaktuar malarien dhe humbjen e jetës së fëmijëve.

https://instagram.com/p/Be42FRThe7D/?utm_source=ig_embed

SHKARKO APP