Fustani i fundit me shqiponja i Katte Middleton ka një mesazh

Katte Middleton është padyshim një nga njerëzit më të dashur në të gjithë botën për mirësinë dhe thjeshtësinë që ka. Ajo gjithmonë mendohet mirë për gardërobën që zgjedh gjatë tureve të saj mbretërore, duke përzierë gjithnjë markat e stilistëve më të mirë britanikë me markat e vendeve që ajo viziton. Në turneun e fundit të dukës dhe dukeshës në Poloni dhe në Gjermani, Katte u shfaq me një fustan shumë të bukur dhe të dizenjuar me shumë kujdes. Kur Katte veshi fustanin e stampuar nga Markus Lupfer në ditën e saj të fundit në Berlin, ajo nuk mbështeti thjesht stilistin gjerman, pasi në fakt po ta shikosh nga afër në fustanin e saj dukeshin shqiponja. Dhe në fakt shqiponja është zogu kombëtar i Gjermanisë dhe Kate duke veshur atë fustan, në mënyrën e saj tregoi nderimin për vendin.

 

SHKARKO APP