Fustani transparent në festival, Ledina Çelo: Mbase e teprova pak
“S’e bëra qëllimisht për të krijuar zhurmë. Edhe unë kur e pashë e vura re që ishte e tejdukshme, mbase pak e tepruar. Por nuk ishte qëllimi im. Unë e vlerësoj shumë atë festival”,-është shprehur Ledina.
Ajo shtoi gjithashtu se nuk ka qenë dëshira e saj, që fustani të ishte aq transparent,”Fustani u nis për të qenë ashtu. Por ishte dhe kërkesë dhe dëshirë e imja. Ata donin që unë të vishja boksera, por dukej skandal si pantallona. Prova u bë në momentin që do dilja në skenë dhe dukej shumë shëmtuar”,-ka vazhduar më tej Ledina.
Këngëtarja shqiptare e cila prej vitesh jeton në Gjermani, është shprehur se pavarësisht se gëzon respekt për aktorin Kasem Hoxhën, me të cilin bashkëprezantoi festivalin, si çift në skenë nuk funksionuan pasi asnjëri prej tyre nuk kishte eksperiencë në prezantim.