Futbollisti kroat martohet me bukuroshen shqiptare në një ceremoni madhështore (FOTO LAJM)
Mesfushori i Kroacisë, Ante Coric, kartonin e të cilit e zotëron Roma, ka finalizuar në martesë lidhjen e tij të dashurisë me vajzën shqiptare Sara Prenga.
Ajo është vajza e ish-futbollistit të Partizanit, Besnik Prenga, motra e Herdi Prengës, futbollistit të Kombëtares, që luan në Hungari te Kisvarda.
Në një ceremoni madhështore të organizuar në Zagreb, me një numër të madh të ftuarish edhe nga Shqipëria, u valëvitën edhe flamujt e dy vendeve, ai kroat dhe ai shqiptar.