”Gabim, stop”, një kanaçe u hodh drejt Alketa Vejsiut gjatë X Factorit, ja reagimi i moderatores

Mbrëmjen e së premtes u mbajt gjysmëfinalja e X Factor Albania, dhe pas shpalljes së tre finalistëve, një vajzë nga publiku hodhi një kanaçe në skenë ku pothuajse goditi moderatoren Alketa Vejsiu.

Derisa Vejsiu po i jepte kurajo të eliminuarit në skenë, Nikit një kanaçe u hodh në skenën e X Factor Albania, por nuk dihet nëse kishte të bënte me të eliminuarin. Pas këtij veprimi të pahijshëm, reagimi i Alketës kundrejt vajzës ishte i menjëhershëm.

“Gabim, dëgjo, stop, stop, stop. Kjo që bëre është shumë e gabuar. Ti gocë e vogël që hedh këtë gjë këtu është shumë e gabuar, sepse kjo nuk përcakton se sa i aftë ose i paaftë është njëri nga konkurrentët. Ky [Niki] është një djalë fitues absolut. Dhe [hedhja e kanaçes] është një shembull shumë i keq, që mua më revolton shumë. Më vjen shumë turp që ndodh kjo, por ja që ndodh”.

SHKARKO APP