Gafa e vitit, Wikipedia shpall të vdekur aktorin

Google të bën gjëmën nëse nuk e konfirmon informacionin me të paktën 3 burime. Aktori i njohur është befasuar kur zbuloi se “kishte vdekur”, por e mori me humor.

Henry Cavill i cili luan rolin kryesor në filmin Batman v. Superman: Dawn of Justice, zbuloi se vdiq më 3 mars 2018, në moshën 34-vjeçare.

Të paktën kjo është ajo që ishte shkruar në faqen e tij të Wikipedia. Të gjithë këtë situatë qesharake ai përmblodhi e këtë status në Twitter: “Kur dëgjon se ke vdekur dy ditë më parë”. Henry është i fundit në listën e gjatë të të famshmëve, zhdukja e të cilëve është shpallur gabimisht në internet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy javë më parë, Sylvester Stallone dhe Mark Hamill duhej t’u dëshmonin fansave të tyre se ishin ende gjallë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?