Gangnam Style bie nga “froni” i Youtube, një tjetër këngë zë vendin e saj

Mega-hiti i koreano-jugorit Psy ishte kënga më e klikuar në Youtube në pesë vitet e fundit. Kënga u bë aq shumë popullore, saqë tejkaloi numrin maksimal të mundshëm të shikimeve që kishte ndodhur ndonjëherë me 2,894,426,475 shikime. Por tashmë ajo është kapërcyer nga një tjetër video muzikore e Wiz Khalifa dhe Charlie Puth “See You Again”, kolona zanore e filmit “Fast and Furious 7” që është klikuar 2,895,373,709 herë. Balada, me tekstin e ndjeshëm dhe sentimental, është bërë në nder të aktorit Paul Walker, i cili vdiq në një aksident me makinë përpara se xhirimet e filmit të përfundonin. Videoja muzikore përmban skenë përfundimtare të Furious 7, ku dy personazhet kryesore Dominic Toretto (Vin Diesel) dhe Brian O’Conner (Cody Walker), i cili ka zëvendësuar vëllanë e tij, Paul), i japin makinës ngjitur dhe më pas i japin njëri-tjetrit një buzëqeshje për herë të fundit para se të ndjekin rrugë të veçanta teksa dielli perëndonte.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?