Gashi i paduruar, publikon pjesë nga klipi me Ledri Vulën

“Guri i rëndë në vend të vet”. Pas Rita Orës, edhe reperi shqiptaro-amerikan Gashi vjen fuqishëm me një këngë dedikuar Kosovës.

Kënga me titull “That’s mine”, e cila vjen në bashkëpunim me reperin nga Kosova, Ledri Vula do të publikohet me 20 dhjetor. Por duket se vetë reperi është po kaq i paduruar për këtë projekt sa dhe vetë fansat e tij, sa që në Instagram ka publikuar një fragment të klipit.

Videon ai e nis me një rrëfim ku tregon se kthimi në Kosovë nuk është i njëjtë me atë kur ishte fëmijë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është si çmenduri për mua sepse kur kthehem në Kosovë, nuk është ndjenja e dikurshme sepse nuk më ka mbetur asnjë anëtar i familjes këtu. Gjyshi, gjyshja ime dhe një pjesë e madhe e familjes sime janë shpërngulur ose nuk flas me ta. Ky ishte vendi ku vija gjatë verës dhe përjetoja ndjenjën e të pasurit familje”, tha Gashi në gjuhën angleze.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?