Gashi shfaqet me fustan në klip, kompania heq dorë nga bashkëpunimi më reperin

Gashi ka publikuar së fundmi projektin e tij muzikor, me titull “Don’t kill me”.

Vëmendjen e mori look-u i reperit, që u shfaq me paruke dhe fustan në klip.

Përmes një postimi në Instagram, Gashi na tregoi se ideja për t’u shfaqur me fustan në klip nuk i pëlqeu kompanisë që do ta ndihmonte financiarisht. Kompania, tregon reperi, hoqi dorë menjëherë, sepse nuk punonin me një burrë që vishet me fustan.

Gashi është shprehur i zhgënjyer e njëkohësisht tepër i revoltuar, që në vitin 2020-të ekzistojnë ende të tilla gjykime, aq më tepër për një artist.

Për këtë arsye, Gashi është shprehur i zhgënjyer dhe i revoltuar që në 2020-ën të ekzistojnë ende të tilla gjykime.

SHKARKO APP