Gazetari: Nëse Meritoni e tradhton me Riken, Ilnisa shkon me finale dhe ka shance që…

Gazetari Andi Vrapi, i ftuar në “Breaking” në Top News, komentoi çiftin Ilnisa-Meriton në ”Big Brother Albania VIP 3”. Edhe pse nuk janë çift tamam, gazetari thotë se shancet që ata të ndahen janë të mëdha.

“Shanset që Meritoni dhe Ilnisa të konfliktohen me njëri-tjetrin për shkak të mosdakordësive janë shumë të mëdha. Është një çift që gjeneron shumë probleme. Kam pritur që Meritoni do të ketë shumë mbështetje jashtë. Nuk e ka aq shumë, sepse mendoj që loja që ka zgjedhur nuk është ajo e një strategu”.

Gazetari u shpreh se nëse Meritoni shkon në krahët e Rikes, kjo do t’i jepte shumë pikë në lojë Ilnisës. “Në momentin që Meritoni mund të zgjedhë të shkojë në kahun e Rikes, që mund të jetë një tradhti që mund t’i bëjë Ilnisës, kjo do ta çonte direkt Ilnisën në finale”.

SHKARKO APP