Gazetarja e njohur Albina Gjergji bën të ditur lajmin: Pres një fëmijë!

Albina J. Gjergji, një nga gazetaret e njohura në vend bën të ditur lajmin se është shtatzënë, duke pritur fëmijën e parë. Ajo ka postuar disa foto dhe ku fëmijës që pret i ka dedikuar një poezi, e shkruar nga poeti i mirenjohur Ndoc Gjetja:

Ka heshtje që na thonë gjëra të bukura,
si për shembull fytyra e gruas
në orët e vona të natës
kur e pagjumë numëron me vete
ditët e barrës.

Ec e thuaje po munde këtë heshtje
ti, muzikant me nota
ti, piktor me ngjyra
ti poet me vjersha
dhe ti aktore e famshme
me gjeste dhe fjalë !

Për ta thënë duhet të jesh
nje grua shtatzënë
domethënë
dyfish e gjallë.

Edhe stafi i gazetës “Koha Jone”, ku ajo punon, ndonëse gazetarja ndodhet në SHBA, e uron çiftin për lajmin e bukur që kanë ndarë në facebook me miqtë e tyre.

SHKARKO APP