Gënjeu se nuk kishte fëmijë, Miss-it i hiqet kurora

Miss Ukrainës i është hequr titulli pasi gënjeu se nuk kishte fëmijë dhe se nuk ishte e martuar.

Veronkia Didusenko mori në shtëpi kurorën në Kiev të enjten e kaluar, por më vonë u skualifikua kur organizatorët zbuluan se kishte gënjyer për jetën e saj personale në formularin e aplikimit.

Mbretëresha e bukurisë ka një djalë 4 vjeç me ish-bashkëshortin e saj, por rregullat e konkurrencës ndalojnë nënat ose gratë e martuara që të marrin pjesë në konkurs.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një deklaratë të lëshuar dje nga zyrtartët e Miss Ukraina u shpjegua se 23-vjeçarjakishte thyer rregullat dhe nuk ishte më e ligjshme për të mbajtur titullin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Didusenko do të zëvendësohet nga një konkurrente tjetër në garën e Miss Universe 2018 në Kinë në dhjetor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?