Genta Ismajli nis xhirimet e klipit të ri…
Që pas bashkëpunimit me Etnon në këngën “Shake it”, e cila u dëgjua mjaft shumë, këngëtarja e njohur Genta Ismajlinuk erdhi me diçka të re. Por, gjatë kësaj periudhe këngëtarja ka punuar mjaft shumë, prandaj shpejt do të sjellë diçka të re. Menaxheri i këngëtares ka bërë të ditur për “Express Music” se kënga e re e Gentës është ritmike dhe ndryshe nga realizimet e mëparshme. Teksti i këngës është shkruar nga Endrit Mumajesi, ndersa Alfred Sula është marrë me muzikën. Xhirimet e videoklipit kanë nisur dje. Ai do të xhirohet në Prishtinë nga produksioni “Entermedia”. Projekti është në plan të lançohet pas dy javësh. “Guximi”, “Kthehu”, “Nuk dua tjetër” e “E kam provuar”, mbeten disa nga hitet e Gentës deri tani.