George Clooney është mashkulli më i bukur i planetit, e thotë edhe shkenca

Shkenca heq dyshimet që kishim për bukurinë absolute. George Clooney është burri më i bukur në botë.

Perfeksioni i aktorit vjen nga studimi i grupit te drejtuar nga kirurgu britanik Julian De Silva, i cili ka analizuar raportin matematik të pjesëve të ndryshme të fytyrës, të shumë yjeve meshkuj.

Rregulli i përdorur ka qenë ai i (Beauty Phi) e cila ruan bukurinë e Greqisë së lashtë (e përdorur nga Leonardo tek Vitruvian Man)

Nëpërmjet kësaj përllogaritje, shkencëtaret kanë arritur në përfundimin se George Clloney ka një raport shumë të mirë me simetrinë absolute, një rezultat shumë pranë perfeksionit, me 91,86%.

Në klasifikimin me pas vjen Bradley Cooper që arrin 91.80%, ndërsa Brad Pitt arrin në 90.51%.

Jashtë nga top lista i katërti vjen ish i One Direction Harry Styles, i cili ka arritur 89.63% dhe David Beckham me 88.96%. Lista vazhdon me Will Smith i cili ka 88.88%, Idris Elba 87.48%, Zayn Malik 86.5% dhe i dhjeti Jamie Fox 85.46%.

SHKARKO APP