George dhe Amal Clooney do të ndihmojnë 3 mije fëmijë refugjat sirian të studiojnë

George e Amal Clooney vazhdojnë të jenë të impenjuar në çështjet humanitare. Këtë herë një donacion i tyre do të shkojë në ndihmë të refugjatëve nga Siria, për ti ndihmuar fëmijët e tyre të studiojnë.

Fondacioni i tyre Clooney Foundation For Justice, i ka dhënë udhë një projekti në Liban, që parashikon të ndihmojë 7 shkolla ti japin mundësi rreth 3 mijë fëmijëve që nuk studiojnë të ndjekin shkollën.

Projekti ka lindur falë partnership-it të fondacionit të çiftit me Unicef dhe përfshin edhe një donacion nga Google dhe HP. Cifti Clooney ka zgjedhur pikërisht Libanin sepse është vendi me më shumë refugjatë në botë dhe në të qëndrojnë më shumë se një milion refugjatë sirian.

“Mijëra të rinj sirianë refugjatë rrezikojnë të mos bëhen më pjesë produktive e shoqërisë dhe kjo iniciativë i ndihmon ata të bëhen të dobishëm, është pikërisht ky objektivi ynë’ ka deklaruar George dhe Amal. ‘Nuk duam që një gjeneratë e tërë të humbë vetëm për fatin e keq që ka lindur në vendin e gabuar dhe në momentin e gabuar’ thotë çifti Clooney.

Projekti është pritur shumë mirë nga autoritetet e Libanit. Ministri i arsimit, Marwan Hamade ka deklaruar: ‘Qeveria jonë i është thellësisht mirënjohës George dhe Amal Clooney. Cdo fëmije të cilit i jepet kjo mundësi përfaqëson një jetë më të mirë për ta. Për këtë motiv donacioni i Clooney Foundation For Justice është një investim shumë i mirë për brezat e të ardhmes në Vendit tonë’.

SHKARKO APP