George dhe Amal Clooney në Venecia, publikohen foto të binjakëve

C_2_fotogallery_3082302_2_image

Paraqitja e George dhe Amal Clooney në Festivalin e Filmit në Venecia ishte pa dyshim spektakolare. Çifti i njohur ndodhet në Venecia për premierën e filmit të ri të George, “Suburbicon”. Ajo që mahniti të gjithë gjatë parakalimit në tapetin e kuq ishe bashkëshortja e aktorit.

Amal ishte e përsosur, veshur me një fustan madhështor nga Versace i gjithi mëndafsh. George zgjodhi një kostum serioz me papion. Jeta reale apo moment nga ndonjë film? Sa të dashuruar!

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas binjakëve, martesa e tyre duket se është më e fortë se kurrë. Sigurisht që në festivalin e filmit nuk mund të mungonin dhe fëmijët e çiftit, Ella dhe Alexander. Revista italiane Chi ka publikuar foto vogëlushëve, të cilët erdhën në jetë tre muaj më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?