Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo thyejnë rregullat e Covid-19! Ky postim i nxori zbuluar dhe tashmë rrezikojnë…

Georgina Rodriguez festoi 27-vjetorin e lindjes dy ditë më parë dhe për këtë rast të veçantë mori një surprizë shumë të bukur nga partneri i saj, Cristiano Ronaldo.

Çifti i famshëm udhëtoi drejt një vendi turistik në Itali për të shijuar dy ditë pushime në një resort luksoz. Këtë gjë e tregoi vetë Georgina nëpërmjet një postimi në Instastory.

Ishte ky postim që i nxori zbuluar të dy, pasi nëpërmjet tij u mësua se dyshja ka thyer rregullat e Covid-19.

Vendi ku ata ndodhen aktualisht është ende pjesë e zonave portokalli, që do të thotë se lëvizjet jashtë tij nuk lejohen, përjashtuar vetëm çështjet e punës.

Georgina e fshiu menjëherë postimin në Instagram, por imazhi u ruajt nga mediat.

Gazzetta dello Sport”, ishte media italiane që tha se Ronaldo dhe Rodriguez e kaluan mbrëmjen e së martës në një hotel dhe mëngjesin tjetër bënë një xhiro në borë, para se të ktheheshin në Turin.

Në bazë të rregullave të Italisë, çifti nuk duhej të ishte larguar nga Turini, prandaj të dy rrezikojnë të gjobiten me 400 euro.

Kjo nuk është hera e parë që Ronaldo përfshihet në një çështje të tillë, sepse në muajin tetor u kritikua për udhëtimin që bëri në Portugali ndërkohë që Juventusi ndodhej në izolim, për shkak të dy rasteve pozitive me Covid-19.

Më pas, futbollisti rezultoi edhe vetë pozitiv dhe u detyrua të kthehej në Itali, për të kaluar dy javë izolim në shtëpi.

 

SHKARKO APP