Georgina Rodriguez në yaht çmend Ronaldon dhe… miliona fansa

Format e Georginës janë të parezistueshme. Admiruesi i parë është sigurisht Cristiano Ronaldo, që zakonisht i rezervuar, nuk mund të bëjë tjetër veçse t’i dërgojë një zemër të dashurës së saj, që poston në rrjetet sociale foto me bikini e shtrirë në barkë si një divë e vërtetë.

Cifti është me pushime në Costa Azzurra dhe në momentin kur ajo poston një foto ku të dy puthen në një vaskë me hidromasazh me pamje nga deti kampioni shkruan: “Zemra ime”. Komentet dhe zemrat kanë vërshuar në foton e çiftit.

Në fillim familja e CR7 ishte me pushime në Greqi, tani në Francë. Futbollisti bardhë e zi me të gjithë familjen po shijojnë pushimet pa harruar të zbavitin fansat me fotot e tyre të pushimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Georgina pozon në anije, ndërsa Cristiano tregon mega yahtin, 200 mije euro në javë, ku nuk mungon asgjë. Djali i madh i Cristianos zbavitet duke rrëshqitur nga yahti në det si të ishte në një park zbavitës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?