Georgina shfaqet mbresëlënëse, rrëmben vëmendjen për veshjen mbi 2 milionë euro
Teksa Cristiano Ronaldo është tension në gjetjen e një ekipi që luan në Champions sezonin e ri, Georgina Rodriguez magjeps fansat. Në Instagram, partnerja e Cristiano Ronaldos ka postuar një sërë shkrepjesh direkt nga sheshi.
“Ditë pune”, – ka shkruar bukuroshja Georgina. Forma marramendëse për modelen argjentinase, e cila i ka ndezur ndjekësit e shumtë, që shpërthyen në komente…
Georgina Rodriguez, një nga modelet dhe influencueset më të ndjekura në botë, ka një stil të patëmetë, edhe sepse lidhja me Cristiano Ronaldon e mban gjithmonë nën syrin e kamerave dhe paparacëve.
Ditët e fundit, nëna e trashëgimtarëve të CR7 i ka habitur të gjithë me një veshje mbi 2 milionë euro. Spanjollja bëri një shëtitje nëpër rrugët e Manchesterit me një fustan blu, i cili i shtonte linjat sensuale të trupit të saj, por që la pa frymë kur u mësua çmimin e gjithçkaje që kishte veshur.
Në foton e shpërndarë nga Georgina në llogarinë e saj në Instagram, ajo shihet në hyrje të vilës së saj në Manchester, e veshur me një fustan blu Stella McCartney me vlerë 1900 euro. Për të kompletuar veshjen disa sandale nga LeSilla për 765 euro dhe një çantë Birkin 35 mykonos Hermes me lëkurë krokodili për 94.000 euro.
Ndër aksesorët e zgjedhur nuk munguan edhe disa bizhuteri shumë të çmuara: një unazë diamanti me safir me vlerë 800 mijë euro dhe një Cartier me vlerë 700 mijë euro. Veshja u pasurua me një orë Rolex me vlerë 550.000 euro, për të qenë më të saktë, është një flori i bardhë 18 karatësh GMT Master II, i zbukuruar me diamante.
Duke mbledhur koston e të gjitha veshjeve dhe aksesorëve të zgjedhur nga partnerja e Cristiano Ronaldos, Rodriguez kishte veshur gjithsej 2.146.665 euro.