Gigi DʼAlessio, i trishtuar dhe i vetmuar pas ndarjes me Anna Tatangelon
Pas 11 viteve dashuri të jetuar intensivisht, duke kaluar paragjykimet dhe polemikat, Anna Tatangelo dhe Gigi D’Alessio po kalojnë pushimet e tyre të para si të ndarë.
’Diva dhe Donna’ tregon me foto këngëtarin në Sandenja, me të voglin Andrea. Të dy zbaviten duke shëtitur me motor uji, ndërsa fytyra e Gigit duket e trishtuar dhe e menduar dhe pak më i shëndoshe fizikisht.
Pasi ka mbaruar pjesën e parë të turneut të tij të gjatë, D’Alessio ka marrë disa pushime me djalin më të vogël, që e ka me Anen.
Të dy ndjehen mirë dhe Gigi bën gjithçka për ta kënaqur vogëlushin e tij. Por Gigi pavarësisht sforcimi duket se e ka humbur buzëqeshjen. Ekspresioni i tij reflekton se nuk është i qetë dhe ndarjen me Anën duket se e vuan shumë. Pas takimit në aeroportin e Olbia mes Annës dhe Gigi, për Andrean është koha për të vazhduar pushimet me nënën e tij.
Këngëtarja, në formë të jashtëzakonshme, në këtë moment delikat, duket se ka për zemër vetëm qetësinë e fëmijës së saj. ‘Jam mirë vetëm dhe e qetë me djalin tim. Mashkulli im i vetëm në këtë moment është vetëm ai. Muzika do të më tregojë më shumë se gjithçka’ ka thënë në një intervistë në Irpinia News.
Ndërsa në Instagram Lady Tata shfaqet me bikini në një barkë. Format e saj bëjnë për vete ndjekësit, por jo më Gigin.