Gigi e Zayn vishen me të njëjtat rroba dhe duken kaq mirë
Modelja e njohur, Gigi Hadid ka pozuar me të dashurin e saj Zayn Malik për kopertinën e ‘Vogue’, ku u shfaqën me veshjet e njëri-tjetrit. Ata folën për mënyrën e koordinimit dhe atë të kombinimit të veshjeve, edhe pse i përket gjinisë tjetër. “Nuk ka të bëjë me gjininë. Ka të bëjë me formën dhe atë që ju bën të ndiheni mirë. Gjithsesi është kënaqësi të eksperimentosh”, tha modelja e ‘Victoria Secret.’ Ata janë shpallur cifti i vitit pasi shfaqen shpesh herë së bashku dhe duken shumë të lumtur. Në setin fotografik, veshjet e tyre janë trend i këtij viti dhe nuk të japin përshtypjen se janë për femra apo meshkuj.