Gisele Bundchen shpallet modelja më e pasur në botë

Gisele Bundchen vijon të kryesojë listën e modeleve më të pasura në botë, me një shumë prej 30.5 milionë dollarë, pavarësisht se të ardhurat e saj kanë rënë në 30% nga viti i kaluar.  Sipas revistës prestigjioze “Forbes”, fitimet e 36-vjeçares janë tre herë më të mëdha se ato të Kendall Jenner. Në vendin e dytë renditet modelja braziliane, Adriana Lima, e cila ka qenë pjesë e “Victoria’s Secret” që prej vitit 2000. Të ardhurat e saj kapin shifrën e 10.5 milionë dollarë. Ndërsa në vendin e tretë janë modelet Kendall Jenner dhe Karlie Kloss me 10 milionë dollarë. Gigi Hadid mbyll listën e 5 modeleve më të paguara në botë, me një vlerë prej 9 milionë dollarë.

SHKARKO APP