Gisele Bundchen u jep lamtumirën pasarelave

Supermodelja, më e paguara në botë, Gisele Bundchen u jep lamtumirën pasarelave pas një dekade në qendër të botës së modës.

Sipas revistës braziliane Moda Estadao, 34vjecarja do të sfilojë për herë të fundit në pasarelë si profesioniste gjatë javës së modës në San Paolo, e cila do të mbahet në prill të këtij viti.

Largimi ose dorëheqja vjen në kohën kur Bundchen ndodhet në kulmin e karrierës së saj. Vitin e kaluar revista Forbes e radhiti modelen si më të paguarën në botë për të tretin vit radhazi me 47 milion dollarë fitime vetëm në 2014.

Xhizel Bundchen ka lindur në Rio do Grande do Sul , vend i populluar nga gjermanët gjatë emigracionit të shekullit të 19. Ajo nënshkroi një kontratë si imazhi kryesor i Viktoria Sekret në vitin 2000, por ndërpreu kontratën pas shtatë vitesh.

Përvec modës, bukurisë dhe linjave të veshjeve, Bundchen është e njohur edhe si aktiviste e mjedisit. Në 2008 ajo nisi projektin e ujit të pastër në qytetin e saj për të promovuar menaxhim të qëndrueshëm të mjedisit,  përfshirë ruajtjen dhe mbrojtjen e bimësisë në Brazil.

Para se të martohet në 2009 me Tom Brady, Bundchen qëndroi gjatë në skenën e gosip për marëdhënien e saj me aktorin hollivudian Leonardo DiCaprio nga viti 2000 deri në 2005.

SHKARKO APP