Gishti i princ Louis, këmba e William dhe Kate? Kartolina e Krishtlindjes me Photoshop?

Princi William dhe Kate Middleton publikuan foton familjare për kartolinën e Krishtlindjes. Një foto bardh e zi, mirëpo duke e parë me një sy detajist, disa gjëra nuk shkojnë.

Diçka nuk shkon te dora e Louis. I vogli i familjes duket se ka qenë viktimë e një përpjekjeje të dështuar të Photoshop-it. Të tjerë komentues kanë vënë re se këmba e majtë e Princit William dhe njëra nga këmbët e Kate Middleton mungojnë.

Karta e Krishtlindjeve e familjes mbretërore u publikua menjëherë pas publikimit të librit të gazetarit Omid Scobie ‘Endgame’, i cili pretendonte se Kate Middleton së bashku me mbretin Charles janë racist, pasi janë shqetësuar për ngjyrën e lëkurës së Archie, fëmijës së Princ Harry dhe Meghan Markle.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?