Gjatë pandemisë 500 njerëzit më të pasur në botë shtuan pasurinë me 1.8 trilionë dollarë
Raporti i fundvitit i Bloomberg mbi pasurinë e miliarderëve në botë tregon se 500 njerëzit më të pasur në planet kanë shtuar pasurinë e tyre me 1.8 trilionë dollarë në pasurinë e tyre në vitin 2020, duke grumbulluar një vlerë totale prej 7.6 trilionë dollarësh.
Kjo rritje e pasurisë ka ardhur teksa bota po përballet me pandeminë e koronavirusit dhe krizën e saj përkatëse ekonomike, të cilën Kombet e Bashkuara muajin e kaluar paralajmëruan se është një “pikë kthesë” e cila do dërgojë më shumë se 207 milion njerëz në varfëri ekstreme në dekadën e ardhshme.
Duke bërë që deri në 2030 numri i njerëzve që do të jetojnë në varfëri ekstreme në një miliard.
Ndërsa Dan Price, një sipërmarrës dhe mbrojtës i pagave të drejta, shkroi në Tëitter se 500 njerëzit më të pasur në botë grumbulluan aq shumë pasuri në vitin 2020 sa “165 milion Amerikanët më të varfër kanë fituar në tërë jetën e tyre”.
Nëntë nga 10 njerëzit më të pasur në botë jetojnë në Shtetet e Bashkuara dhe zotërojnë më shumë se 1.5 trilionë dollarë. Ndërkohë, me më shumë se gjysmën e të rriturve amerikanë që jetojnë në familje që humbën të ardhurat për shkak të pandemisë, gati 26 milion amerikanë raportuan se kishin ushqim të pamjaftueshëm .
Rreth 12 milion qiramarrës pritej të kishin borxh gati 6,000 dollarë në qira pas vitit të ri.
CEO i Tesla Elon Musk gëzoi një rritje historike të pasurisë vitin e kaluar, duke u bërë personi i dytë më i pasur në botë dhe duke zbritur në vendin e tretë bashkëthemeluesin e Microsoft Bill Gates. Pasuria totale neto e Musk u rrit me 142 miliardë dollarë në vitin 2020, në 170 miliardë dollarë.
Themeluesi i Amazon Jeff Bezos është në krye të listës, me një vlerë neto prej 190 miliardë dollarësh. Bezos shtoi më shumë se 75 miliardë dollarë në pasurinë e tij në vitin 2020.