Gjesti dhe Egli akoma bashkë? Një byzylyk bën lëmsh rrjetin

Gjesti dhe Egli Tako, vijojnë që të mbajë të mbërthyer publikun me dinamikën e marrëdhënies së tyre, edhe pse Egli ditë më parë tha se është single, dhe vetë Gjesti është shprehur se jetën private do ta mbajë të tillë.

Edhe pse kurrë nuk u pa një foto e tyre bashkë që pas Big Brother, por në koncerte Gjesti provokonte dhe Egli me këngë që tingëllojnë dedikim për Gjestin. Nga ana tjetër, një detaj i fundit ka bërë që dyshimet të marrin një kthesë ndryshe.

Pasi disa video që dje Gjesti publikoi në Instastory, nuk vonoi shumë dhe Egli publikoi një fotografi nga makina, ku shihej dora e një mashkulli misterioz. Vëmendjen e mori byzylyku që ai mbante, i cili është identik me atë që zakonisht mban Gjesti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky detaj ka ngritur dyshime të forta se marrëdhënia e tyre nuk ka përfunduar, përkundrazi ata mund të jenë ende bashkë, por thjesht kanë zgjedhur ta mbajnë lidhjen më private. Kjo ka ndezur sërish diskutime në rrjete sociale, megjithëse pritet të shihet në vazhdim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?