Gjesti do të rikthejë 3 ish-banorë në shtëpi për t’u bërë pjesë e garës

Gjesti hapi zarfin e fundit nga Valixhja e Tundimeve. Ky moment u shoqërua me emocione të forta dhe pasiguri, pasi askush nuk e dinte çfarë vendimi të rëndësishëm do t’i duhej të merrte ai.

”Tre ish-banorë do të kthehen në shtëpi. Ti ke në dorë të përzgjedhësh shtatë prej të eliminuarve, të cilët do të përfshihen në një televotim. Nga ky televotim, tre prej tyre do të rikthehen në lojë dhe do të bëhen sërish pjesë e garës”.

Vendimi që i është besuar Gjesti e vë atë në një pozitë të vështirë, pasi përzgjedhja e shtatë ish-banorëve që do të kenë mundësinë të rikthehen në shtëpi mund të ndryshojë rrjedhën e lojës në mënyrë dramatike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?