Gjesti flet për padrejtësi, kompania ”Onima”: Kemi kontratë, ata po bëjnë manipulim publik

Gjesti në një deklaratë publike dhe të ndjerë, thotë se po përballet me padrejtësi dhe se nuk mund të publikojë projekte të reja muzikore për një kohë të pacaktuar për shkak të problemeve me distributorin e tij të mëparshëm. Sakaq ka ardhur edhe reagimi i palës tjetër të përfshirë në këtë çështje.

”Onima” ka publikuar një reagim zyrtar ku shpreh “keqardhje të thellë” për, siç i quan ai, “lajmet e rreme” që sipas tij janë shpërndarë në adresë të Onimës nga Gjesti dhe menaxhmenti i tij. Në reagim theksohet se burimi i mosmarrëveshjeve është dëshira e Gjestit për t’u liruar nga kontrata për shpërndarjen dhe monetizimin e përmbajtjeve të tij artistike çështje që siç thuhet,është e përcaktuar në kontratën e nënshkruar me vullnet të lirë nga vetë artisti.

Për këtë kompani, Gjesti dhe menaxhmenti i tij kanë bërë kërkesë për shkëputje të kontratës sipas një interpretimi të tyre, gjë që sipas Onimës është në kundërshtim me marrëveshjen ligjërisht të vlefshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë nga deklarata

Swiss Digital Mobile Reklama

ONIMA shpreh keqardhjen e thellë lidhur fushatën e shpërndarjes së lajmeve të rreme në adresë tonë nga Gjesti dhe menaxhmenti i tij. Në këtë rrethanë, ne jemi të detyruar të sqarojmë se burimi i mosmarrëveshjeve mes ONIMA dhe Gjestit është synimi i këtij të fundit për t’u liruar nga kontrata për distribuim dhe monitizim të përmbajtjeve artistike të tij.

Kjo është një çështje objekti i së cilës rregullohet hollësisht në kontratën e nënshkruar nga vetë Gjesti me vullnet të lirë. Në vend se ta adresojë shqetësimin e tij nëpërmjet instrumenteve ligjore, Gjesti dhe menaxhmenti i tij ka bërë kërkesë për shkëputje të kontratës sipas interpretimit të tij të njëanshëm në shpërputhje me marrëveshjen ligjërisht të vlefshme me ONIMA.

Në mungesë të ujdisë për çështjen në fjalë, Gjesti dhe mexhmenti i tij kanë ndërmarrë një fushatë të orkestruar siguruar lëshime nga kontrata nëpërmjet trysnisë publike. Me qëllim të lajthitjes së opinionit publik, ata synojnë të krijojnë idenë se ONIMA është duke krijuar pengesa të qëllimshme në zhvillimin artistik të personit në fjalë. Në të vërtetë, Gjesti ka marrë prej vitesh mbështetje nga ONIMA edhe përtej kufijëve të kontratës, në linjë me qasjen e përgjithshme të kompanisë për të krijuar mundësi zhvillimi dhe promovimi për çdo artist, posaçërisht ata të rinjë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?